Realizimi i fazës së parë nga iniciativa për ndihmë bilaterale teknike nga Republika e Sllovenisë

Shkup, 26-28 shkurt viti 2024

 

Në kuadër të iniciativës për ndihmë bilaterale teknike nga Ministria e punëve të jashtme e Republikës së Sllovenisë për realizimin e një projekti me temën "Forcimi i elasticitetit të sistemit për mbrojtjen e informatave të klasifikuara me theks në zbutjen e rreziqeve në organet gjyqësore" në periudhën nga data 26 deri më 28 shkurt viti 2024 në Shkup qëndronte delegacion i Zyrës qeveritare për mbrojtjen e informatave të klasifikuara, i Republikës së Sllovenisë. Me këtë u realizua faza e parë nga projekti në të cilin u diskutuan më shumë pyetje nga sfera e mbrojtjes së informatave të klasifikuara.