Drejtoria, e renditur si institucion me nivel të lart të transparencës

Raporti për transparencë i Agjencisë për mbrojtje të së drejtës për qasjes të lirë në informata me karakter publik për viti 2022

 

Sipas raportit të Agjencisë për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik për vitin 2022 për transparencën në institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara është renditur si institucion me nivel të lart të transparencës. Vlerësimi i lart me 43 pika ( 6 pika më shumë nga viti 2021) në shkallën e transparencës, është rezultat i përkushtimit dhe transparencës së Drejtorisë që mundëson qasje të lirë deri te informatat me karakter publik të cilat i ka krijuar ose me të cilat manipulon. Ky rezultat i lart paraqet nxitje plotësues që Drejtoria të vazhdoj me zmadhimin e transparencës dhe të qenarit e hapur ndaj publikut.

Konferenca e dymbëdhjetë e autoriteteve nacionale të sigurisë (SEENSA)

Shkup, 27 shtator viti 2022

 

Picture

Më 27 shtator 2022, u mbajt Konferenca e 12-të e Autoritetit të sigurisë kombëtare të vendeve të Europës Juglindore (SEESA), e organizuar në korniza të kryesimit të Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara (Autoriteti i Sigurisë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë Veriore) me SEENSA me mbështetjen e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RSS). Përveç përfaqësuesve nga Drejtoria dhe RSS, në konferencë morën pjesë delegacione nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, si dhe një përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.

 

Konferenca u fokusua në aktivitetet aktuale, sfidat dhe planet për të forcuar më tej mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në nivel kombëtar dhe rajonal. Prezantimet për sigurinë kibernetike dhe integrimin në BE u mbajtën nga ekspertë të njohur të fushave përkatëse, të cilat e pasuruan më tej të gjithë programin e konferencës. E ardhmja e SEENSA dhe format e bashkëpunimit të mëtejshëm të vendeve ekzistuese ishin temat kryesore të diskutimit. Në këtë drejtim, u ra dakord njëzëri se SEENSA do të vazhdojë të zhvillohet më tej si një mjet praktik i dëshmuar gjithëpërfshirës për bashkëpunim.

Konferenca vjetore e Grupit multinacional të punës mbi Sigurinë industriale (MISWG)

Kopenhagen, 13-15 shtator viti 2022

 

Nga 13 deri më 15 shtator 2022, përfaqësues nga Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara morën pjesë në konferencën e 36-të vjetore të Grupit multinacional të punës mbi Sigurinë industriale (MISWG) të mbajtur në Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës. Plenumi i konferencës mori vendime të rëndësishme mbi funksionimin e mëtejshëm të forumit dhe vuri në dukje përparimin e bërë në punë. Plenumi miratoi një sërë rregullash dhe procedurash të reja, arriti një marrëveshje për vendet pritëse gjatë disa viteve të ardhshme dhe për anëtarët e komitetit ekzekutiv, siguroi udhëzime dhe mbështetje për të gjitha grupet e punës ad hoc të formuara dhe ranë dakord për hapat mbi statusin e vendeve kandidate të sponsorizuara për të marrë pjesë në MISWG përpara se të mbahej plenumi.

Vizitë pune e Drejtorit të Qendrës evropiane për studime të sigurisë, “Xhorxh Marshall”, gjeneral.maj. Bar Seguin në Drejtorinë

Shkup, 31 gusht 2022

 

Picture

Me ftesë të drejtorit të Drejtorisë, Dr. Stojan Slaveski, në vizitë pune erdhi në Drejtori, drejtori i Qendrës Evropiane për studime të sigurisë, Xhorxh Marshall, Gjeneral May, në pension Bar Seguin.

 

Gjatë vizitës, të dy bashkëbiseduesit e shqyrtuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Qendrës së Marshallit për studime të sigurisë dhe Drejtorisë, shkëmbyen mendime për investimin e mëtejshëm të njohurive të alumnistëve nga Drejtoria në korniza institucionale dhe kombëtare dhe diskutuan për mënyrat e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet dy institucioneve.

Forumi i sigurisë i Ohrit

Ohër, 26-29 gusht viti 2022

 

Picture

Në periudhën midis 26 dhe 29 gushtit viti 2022, u mbajt Forumi jubilijar i sigurisë i Ohrit, i 10-ti me rend, ku morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria për sigurimi të informatave të klasifikuara. Forumi u organizua nga Asocijacioni Alumni i Qendrës ‘’Xhorxh Marshall’’ i Republikës së Maqedonisë Veriore me mbështetjen e Qendrës evropiane për studime të sigurisë ‘’Xhorxh Marshall’’ dhe Departamentit të Diplomacisë publike të NATO-s

 

Qëllimi i Forumit ishte shkëmbimi i përvojave, praktika të mira dhe dhe pikëpamje për sfidat globale dhe rajonale të sigurisë me të cilat ballafaqohet rajoni i JIE-së si dhe gjetja e modeleve për bashkëpunim midis alumnistëve nga rajoni nga shteti të sponzorizuara, me të cilët në mënyrë aktive do të veprohet kundër kërcënimeve transkombëtare, teroriste, asimetrike dhe kërcnimeve informatike.

 

Punëtori rajonale online

Shkup, 28 prill 2022

Drejtoria për sigurimi të informatave të klasifikuara në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Këshillit rajonal për bashkëpinim, më 28. 04.2009. Më 04.2022 organizoi një punëtori rajonale online me titull: "Punëtori reflektuese mbi pikat e kryqëzimit midis ndërgjegjësimit të sigurisë dhe aspekteve të sigurisë të informatave të klasifikuara. Ekspertë të shquar nga Komisioni evropian dhe Shërbimi evropian për veprim të jashtëm i Unionit evropian si dhe nga Zyra e Sigurisë së NATO-s trajtuan konceptin e ndërgjegjësimit për sigurinë në kontekstin e mbrojtjes të informatave të klasifikuara dhe paraqitën mekanizma për të rritur ndërgjegjësimin e sigurisë të pershtatshëm në BE dhe NATO . Prezentime paraqiten edhe përfaqësuesit nga Drejtoria dhe autoritetet e sigurisë kombëtare nga rajoni i Evropës Juglindore dhe u shkëmbyen përvoja midis pjesëmarrësve në rajon për këtë segment të rëndësishëm të sigurisë të informatave të klasifikuara.


Vizitë pune në Bosnje dhe Hercegovinë

Sarajevë, 12-13 prill 2022

 

PictureNë suaza të vizitës të Sarajevës, më 12-13 prill 2022, delegacioni i Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara e vizitoi Ministrinë e sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe zhvilloi një takim pune me përfaqësues të Autoritetit të sigurisë shtetërore. Gjatë takimit, u diskutuan disa çështje aktuale në fushën e punës së autoriteteve të sigurisë kombëtare, duke përfshirë bashkëpunimin brenda nismave të bashkëpunimit rajonal të SEENSA dhe 6S.

Gjatë qëndrimit në Sarajevë, u zhvillua gjithashtu një takim me kreun e departamentit politik të Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC), me të cilin u bë koordinim në lidhje me organizimin e konferencës vjetore SEENSA që do të mbahet në Shkup në shtator 2022, brenda kryesisë së këtij viti të Drejtorisë për sigurimi të informatave të klasifikuara me nismën e SEENSA

Tetëmbëdhjetë vjetori i Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara

Shkup, 05 mars 2022

 

PictureMë 05.03.2022, një ngjarje e përshtatshme shënoi 18 vjetorin e krijimit të Drejtorisë për sigurimi të informatave të klasifikuara. Rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar u përmblodhën dhe u njoftuan si dhe u paralajmëruan aktivitetet e ardhshme që kanë për qëllim forcimin e pozitës së Drejtorisë brenda sektorit të sigurisë së vendit. Me rastin e përvjetorit të Drejtorisë, një punonjës me një shërbim të vazhdueshëm më të gjatë në Drejtori në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në ndërtimin e kapaciteteve dhe arritjen e rezultateve të punës së Drejtorisë, i’u dha një pllakë e përshtatshme

Veprimi i punonjësve në rast zjarri dhe trajtimi i aparateve për fikjen e zjarrit

Shkup, 23 shtator 2020

 

Të vepruarit e punonjësve në rast zjarri dhe përdorimi i aparateve për fikjen e zjarrit.
Në përputhje me legjislacionin ekzistues dhe brenda programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbajtjen e trajnimeve të rregullta për punonjësit në organet shtetërore për siguri gjatë punës, më 21.09.2020 në Drejtorinë për siguri të informatave të klasifikuara u zhvillua trajnimi në temën: "Të vepruarit e punonjësëve në rast zjarri dhe përdorimi i aparateve për fikjen e zjarrit ”. Qëllimi i trajnimit ishte prezentimi i masave që do të inkurajojnë përmirësimin e sigurisë dhe shëndetit në punë të punonjësve të Drejtorisë.

Takim me shefin e Zyrës për lidhje të NATO-s

Shkup, 11 shkurt 2019

 

PictureNë ftesë te drejtorit të Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara , z.Stojan Sllaveski, 11.02.2019, në Drejtorinë u realizua takim me shefin e Zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup, kolonel, Zoran Jankoviq.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi dhe informimi i përfaqësuesëve të Zyrës për lidhje të NATO-së me aktivitetet e Drejtorisë, si dhe me planet për realizimin e qëllimeve prioritare për periudhën që vjen. Me ate, duke i dhënë rëndësi prioriteteve dhe qëllimeve të Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara, drejtori Sllaveski potencoi se Propozimi i Ligjit për informata të klasifikuara është i miratuar nga ana e Qeverisë dhe se është në fazën përfundimtare të sjelljes së tij.

Syndicate content