Drejtoria, e renditur si institucion me nivel të lart të transparencës

Raporti për transparencë i Agjencisë për mbrojtje të së drejtës për qasjes të lirë në informata me karakter publik për viti 2022

 

Sipas raportit të Agjencisë për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik për vitin 2022 për transparencën në institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara është renditur si institucion me nivel të lart të transparencës. Vlerësimi i lart me 43 pika ( 6 pika më shumë nga viti 2021) në shkallën e transparencës, është rezultat i përkushtimit dhe transparencës së Drejtorisë që mundëson qasje të lirë deri te informatat me karakter publik të cilat i ka krijuar ose me të cilat manipulon. Ky rezultat i lart paraqet nxitje plotësues që Drejtoria të vazhdoj me zmadhimin e transparencës dhe të qenarit e hapur ndaj publikut.