Konferenca e 13-të e autoriteteve të sigurisë kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore (SEENSA)

Ohër, 28 gusht 2023

 

Picture
Më 28 gusht 2023, në Ohër u mbajt konferenca e 13-të e autoriteteve të sigurisë kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore (SEENSA) e cila ishte e organizuar në kuadër të presidencës së autoriteteve të sigurisë kombëtare të Malit të Zi me SEENSA me mbështetjen e Këshillit rajonal për bashkëpunim (RSS). Konferenca, në të cilën Drejtoria për siguri të Informatave të klasifikuara luajti rolin pritës, u mbajt në margjinat e një forumi të sigurisë të organizuar nga Asociacioni-Alumni i Qendrës ,,Xhorxh Marshall” nga Republika e Maqedonisë së Veriut e cila u mbajt në Ohër nga data 26-28 gusht 2023.
Përveç përfaqësuesve të autoriteteve të sigurisë kombëtare të bashkë-presidentëve, Malit të Zi dhe RSS, dhe mikpritësi, Republika e Maqedonisë së Veriut, në konferencën morën pjesë edhe delegacione nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia dhe Serbia.
Diskutimi i konferencës ishte i fokusuar në aktivitetet aktuale të autoriteteve nacionale të sigurisë të vendeve pjesëmarrëse dhe në format e bashkëpunimit të tyre të mëtutjeshme në drejtim të mirëmbajtjes dhe forcimit të mëtutjeshëm të SEENSA iniciativës si platformë unike dhe mjet praktik për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes të informatave të klasifikuara.