Notice: Trying to get property of non-object in /home/direkcija/public_html/modules/locale/locale.module on line 175
 Konferenca vjetore e Grupit multinacional të punës mbi Sigurinë industriale (MISWG) | Дирекција за безбедност на класифицирани информации

Konferenca vjetore e Grupit multinacional të punës mbi Sigurinë industriale (MISWG)

warning: preg_split(): No ending delimiter ',' found in /home/direkcija/public_html/sites/all/modules/localizer/localizer.module on line 1260.

Kopenhagen, 13-15 shtator viti 2022

 

Nga 13 deri më 15 shtator 2022, përfaqësues nga Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara morën pjesë në konferencën e 36-të vjetore të Grupit multinacional të punës mbi Sigurinë industriale (MISWG) të mbajtur në Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës. Plenumi i konferencës mori vendime të rëndësishme mbi funksionimin e mëtejshëm të forumit dhe vuri në dukje përparimin e bërë në punë. Plenumi miratoi një sërë rregullash dhe procedurash të reja, arriti një marrëveshje për vendet pritëse gjatë disa viteve të ardhshme dhe për anëtarët e komitetit ekzekutiv, siguroi udhëzime dhe mbështetje për të gjitha grupet e punës ad hoc të formuara dhe ranë dakord për hapat mbi statusin e vendeve kandidate të sponsorizuara për të marrë pjesë në MISWG përpara se të mbahej plenumi.