Shkup, 23 shtator 2020
Të vepruarit e punonjësve në rast zjarri dhe përdorimi i aparateve për fikjen e zjarrit.
Në përputhje me legjislacionin ekzistues dhe brenda programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbajtjen e trajnimeve të rregullta për punonjësit në organet shtetërore për siguri gjatë punës, më 21.09.2020 në Drejtorinë për siguri të informatave të klasifikuara u zhvillua trajnimi në temën: "Të vepruarit e punonjësëve në rast zjarri dhe përdorimi i aparateve për fikjen e zjarrit ”. Qëllimi i trajnimit ishte prezentimi i masave që do të inkurajojnë përmirësimin e sigurisë dhe shëndetit në punë të punonjësve të Drejtorisë.