Urdhëresë e re për siguri administrative të informatave të klasifikuara dhe të informatave me përdorim të kufizuar (*)

Shkup, 2 tetor viti 2023

 

Më datë 29 shtator 2023 në ,,Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut’’ nr. 204/2023 është botuar, Urdhëresa për siguri administrative të informatave të klasifikuara dhe të informatave me përdorim të kufizuar (*). Urdhëresën mund ta merrni në lidhjen e mëposhtme:



Urdhëresë për siguri administrative të informatave të klasifikuara dhe të informatave me përdorim të kufizuar (*)


Urdhëresë e re për siguri të personave - shfrytëzues të informatave klasifikuara (*)

Shkup, 19 korrik viti 2022

 

Më 11 korrik viti 2022, Në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 157/2022 u publikua, Urdhëresa e re për siguri të personave - shfrytëzues të informatave të klasifikuara (*). Këtë Urdhëresë mund ta shkarkoni në lidhjen e mëposhtme:



Urdhëresë për siguri të personave - shfrytëzues të informatave klasifikuara (*)


Udhëzime për plotësimin e pyetësorit të sigurisë

Shkup, 20 prill viti 2021

 

Pyetësori i sigurisë, i rregulluar me, Rregulloren për formën dhe pëmbajtjen e formularëve të pyetësorit të sigurisë dhe sertifikatëve të sigurisë, (‘’Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ‘’ nr.123/20) është formular i cili plotësohet nga ana e personit kandidat të cilit i duhet të posedoj certifikat sigurie (nacional, NATO ose BE) varësisht nga shkalla e informatave të klasifikuara (SEKRET, TEPËR SEKRET ose SEKRET SHTETËROR) deri tek të cilat informata ky person i duhet të ketë qasje në pajtim me principin ‘’ Nevojitet të dijë’'. Pyetësori i sigurisë plotësohet në mënyrë elektronike, personalisht nga ana e kandidatit, në gjuhën maqedone, me alfabetin cirilik.

Sqarime më të detajuara për mënyrën e plotësimit të pyetësorit të sigurisë mund t’i gjeni në dokumentin në vijim:


Mënyra e plotësimit të pyetësorit të sigurisë


Në vazhdim mund t’i gjeni pyetësorët e sigurisë:


Pyetësor i sigurisë (plotësohet në mënyrë elektronike)


Pyetësor i sigurisë në gjuhën angleze (plotësohet në mënyrë elektronike)


Për plotësim të përshtatshëm të pyetësorit ju propozojmë të përdorni:
Adobe Acrobat Reader ose Foxit Reader


Mënyra elektronike për mësim e Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara

Shkup, 22 qershor viti 2020

 

Në përputhje me nenin 69 paragrafi (10) nga Ligji për informata të klasifikuara (*) (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 275/19), Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara, është përgjegjëse për organizimin dhe kryerjen e trajnimeve të sigurisë së informatave të klasifikuara. Pas përvojave të autoriteteve të sigurisë kombëtare të vendeve të tjera anëtare të NATO-s dhe kurseve moderne në fushën e edukimit dhe zhvillimit të teknologjisë së informacionit, Drejtoria filloi të përdor një sistem elektronik trajnimi për Ligjin për informata të klasifikuara (*).

Ju mund të hyni në sistemin e mësimit elektronik të Drejtorisë për siguri të të informatave të klasifikuara nëpërmjet lidhjes së mëposhtme:


Mënyra elektronike për mësim e Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara (MeM)


20 vite Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara

Shkup, 05 mars viti 2024

 

Picture
Më 05.03.2024, në një ngjarje të përshtatshme, u shënua 20 vjetori nga themelimi i Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara. Me rastin e këtij jubilari të rëndësishëm, bashkëpunëtorëve të jashtëm dhe nëpunëseve shtetëror në Drejtori, si mirënjohje për bashkëpunim dhe dhënien e kontributit në ndërtimin e kapaciteteve dhe realizimin e qëllimeve dhe detyrave të Drejtorisë, u dhanë certifikata mirënjohjeje dhe pllaka përkujtimore.

Realizimi i fazës së parë nga iniciativa për ndihmë bilaterale teknike nga Republika e Sllovenisë

Shkup, 26-28 shkurt viti 2024

 

Në kuadër të iniciativës për ndihmë bilaterale teknike nga Ministria e punëve të jashtme e Republikës së Sllovenisë për realizimin e një projekti me temën "Forcimi i elasticitetit të sistemit për mbrojtjen e informatave të klasifikuara me theks në zbutjen e rreziqeve në organet gjyqësore" në periudhën nga data 26 deri më 28 shkurt viti 2024 në Shkup qëndronte delegacion i Zyrës qeveritare për mbrojtjen e informatave të klasifikuara, i Republikës së Sllovenisë. Me këtë u realizua faza e parë nga projekti në të cilin u diskutuan më shumë pyetje nga sfera e mbrojtjes së informatave të klasifikuara.

Konferenca e 13-të e autoriteteve të sigurisë kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore (SEENSA)

Ohër, 28 gusht 2023

 

Picture
Më 28 gusht 2023, në Ohër u mbajt konferenca e 13-të e autoriteteve të sigurisë kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore (SEENSA) e cila ishte e organizuar në kuadër të presidencës së autoriteteve të sigurisë kombëtare të Malit të Zi me SEENSA me mbështetjen e Këshillit rajonal për bashkëpunim (RSS). Konferenca, në të cilën Drejtoria për siguri të Informatave të klasifikuara luajti rolin pritës, u mbajt në margjinat e një forumi të sigurisë të organizuar nga Asociacioni-Alumni i Qendrës ,,Xhorxh Marshall” nga Republika e Maqedonisë së Veriut e cila u mbajt në Ohër nga data 26-28 gusht 2023.
Përveç përfaqësuesve të autoriteteve të sigurisë kombëtare të bashkë-presidentëve, Malit të Zi dhe RSS, dhe mikpritësi, Republika e Maqedonisë së Veriut, në konferencën morën pjesë edhe delegacione nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia dhe Serbia.
Diskutimi i konferencës ishte i fokusuar në aktivitetet aktuale të autoriteteve nacionale të sigurisë të vendeve pjesëmarrëse dhe në format e bashkëpunimit të tyre të mëtutjeshme në drejtim të mirëmbajtjes dhe forcimit të mëtutjeshëm të SEENSA iniciativës si platformë unike dhe mjet praktik për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes të informatave të klasifikuara.

Nëntëmbëdhjet vjetori i Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara

Shkup, 06 mars viti 2023

 

Picture
Më datë 06.03.2023, në ngjarje të përshtatshme, u shënua nëntëmbëdhjet vjetori nga formimi i Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara. Me këtë rast, nëpunësit shtetëror, i punësuar në Drejtori, si njohje për kontributin e dhënë në ndërtimin e kapaciteteve dhe realizimin e rezultateve gjatë punës në Drejtorinë për siguri të informatave të klasifikuara, iu dorëzua pllakë e përshtatshme.

Syndicate content