Kompetencat

Në pajtim me Ligjin për informata të klasifikuara (‘’Gazeta zyrtare e R.M’’, nr.9/04) dhe Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për informata të klasifikuara (‘’Gazeta zyrtare e R.M’’, nr.113/07), Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara është themeluar për zbatimin e politikës së përcaktuar për mbrojtje të informatave të klasifikuara dhe të standardeve ndërkombëtare, për realizimin e këmbimit të informatave të klasifikuara në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare për kryerjen e mbikëqyrjes të inspekcionit në zbatimin e dispozitave të Ligjit për informata të klasifikuara dhe të rregullave tjera nga sfera e informatave të klasifikuara, si dhe kryerjen e gjërave tjera të përcaktuara me ligj.

  • Kompetencat me dimension të brendshëm të cilat i takojnë zbatimit të standardeve ndërkombëtare të zbatimit të standardeve ndërkombëtare dhe norma në nivel nacional në këmbimin e informatave të klasifikuara, duk i përfshirë edhe mbrojtjen e informatave të pranuara;
  • Kompetencat me dimension të brendshëm të cilat i takojnë kryerjes së kontrollim të mënyrës e në të cilën ruhen dhe mbrohen informatat e klasifikuara që R.M. ua ka dhënë në përdorim shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare si dhe kompetencat të cilat i takojnë pjesëmarrjes së R.M-së në strukturat euroatlantike dhe inicimin e realizimit të marrëveshjeve ndërkombëtare;
  • Veprimtari të tjera të cilat i takojnë zhvillimit të planeve për mbrojtje të informatave të klasifikuara në gjendje të jashtëzakonshëm si dhe trajnimi i përdorueseve të informatave të klasifikuara nëpërmjet organizimit të këshillimeve të ndryshme, seminare dhe konsultime të veçanta.

Në detaje, Drejtoria:

  • Siguron zbatim të vazhdueshëm të standardeve ndërkombëtare dhe normativëve në marrjen e masave dhe aktiviteteve për mbrojtjen e informatave të klasifikuara;
  • Bën koordinim të aktiviteteve në të siguruarit të mbrojtjes të informatave të klasifikuara me organet shtetërore dhe institucioneve me të cilat kryejnë këmbimin e informatave të klasifikuara me shtetet e huaja dhe organizatave ndërkombëtare;
  • i përgatitë, organizon, i zbaton dhe e përcjell zbatimin e masave dhe aktiviteteve për sigurimin e mbrojtjes të informatave të klasifikuara që Republikës së Maqedonisë i janë dhënë në përdorim nga shtetet e huaja dhe nga organizatat ndërkombëtare;
  • ndërmerr aktivitete për mbrojtjen e informatave të klasifikuara të ofruara nga Republika e Maqedonisë, shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare;
  • merr pjesë në përgatitjen e planeve dhe programeve të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nga sfera e sigurimit të mbrojtjes së informatave të klasifikuara.
  • planifikon dhe realizon bashkëpunim ndërkombëtar për mbrojtje dhe këmbim të informatave të klasifikuara.
  • propozon masa për avancimin embrojtjes së informatave të klasifikuara
  • Ngreh iniciativa për nënshkrimin të marrëveshjeve ndërkombëtare me shtete të huaja dhe organizatave ndërkombëtare nga sfera ekëmbimit të informatave të klasifikuara
  • ngreh inicijativa për sjelljen e planeve të sigurisë për mbrojtjen e informatave të klasifikuara në kushte vonredni
  • i trajnon përdoruesot e informatave të klasifikuara, si dhe organet e interesuara, organizatat dhe individ në Republikën e Maqedonisë;
  • bën mbikqyrje inspektoriale në zbatimin e dispozitave nga Ligji për ndryshik dhe plotësim të Ligjit për informata të klasifikuara;
  • bën punë tjera të caktuara me ligj.

Me sjelljen e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për informata të klasifikuara (‘’Gazeta zyrtare e R.M’’, nr.113/07) u zgjeruan ingerencat e Drejtorisë në sfrën e mbikqyrjes insepktoriale dhe të informatave të klasifikuara nacionale.

Prej vitit 2016, në pajtim me Ligjin për mbikqyrje inspektoriale të Republikës së Maqedonisë (‘’Gazeta zyrtare e R.M’’, nr.50/10;162/10;157/11;147/13;41/14;33/15) Drejtoria, nëpërmjet inspektorëve të vet kryen mbikqyrje inspektoriale për zbatimin e e dispozitave nga Ligji për informata të klasifikuara, gjegjësisht në përmbushjen e kushteve për përdorimin me informata të klasifikuara në organet shtetrore organet e administratës shtetërore, organeve gjyqësore organet e njësive të vetëqeverisjes lokale, kompanitë tregtare, institucionet i shërbimet me domethënie të mbrojtjes, përdorimin dhe këmbimin ndërkombëtar të informatave të klasifikuara dhe njerëz të tjerë fizik dhe juridik.