Drejtor

Picture

d-r Stojan Sllaveski

Drejtor

I lindur më 22 korrik 1963 në Veles, Maqedoni. Pas mbarimit të shkollës ushtarake të mesme në Serbi dhe akademisë ushtarake në Serbi, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kroaci d-r.Stojan Sllaveski e fillon karierën e tij si oficer ushtarak në Armatën popullore jugosllave, pasi Republika e Maqedonisë të shpall pavarësi, ai bëhet pjesëtar i Armatës së Republikës së Maqedonisë. Aty shërben deri në vitin 2008 kur me gradë nënkolonel largohet nga ushtria dhe bëhet profesor universitar.


Gjatë zhvillimit të tij profesional d-r.Sllaveski viziton kurse dhe programe të shumta ndërkombëtare ndërsa si profesor dhe ligjërues rregullisht është i ftuar të ligjëroj në institucionet shkollore të vendit dhe në shkollat verore si dhe në kampet për trajnim jashtë vendit. Në mënyrë aktive merr pjesë në projekte hulumtuese të lidhur me politikën nacionale, me reformat në sektorin e sigurisë, në sigurinë regjionale si dhe me çështje që kanë të bëjnë me organizatat ndërkombëtare si dhe në paraqitjen e normave të reja në marëdhëniet ndërkombëtare me theks në vendet e Evropës juglindore. Aktiv është në punën e sektorit joqeveritar dhe është njëri ndër themeluesit e Asociacionit maqedonas allumni i studentëve të cilët kanë vizituar trajnim në Qendrën evropiane për studime të sigurisë
‘’Qendra marshall’’ në Garmishpartenkirhen, Gjermani.


D-r Sllaveski ka të botuara disa libra dhe punime të shumta në gazeta profesionale dhe libra. Punimet e tij janë të shpallura në maqedonisht, serbisht, shqip dhe në gjuhën angleze.


E flet gjuhën angleze, i martuar dhe ka një vajzë.


Zhvillimi profesional:


shkurt 2018   drejtor i Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara


gusht 2017   Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuar, ushtrues detyre, drejtor


2008-2017   Univerzitetin evropian, dekan/profesor në Fakultetin për detektiv dhe kriminalistikë


2006-2008   Akademi ushtarake, profesor/zëvendës udhëheqës në Departamentin për hulumtim strategjik


2002-2006   Autoriteti nacional i sigurisë të Republikës së Maqedonisë në kontekst të NATO-s / Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara, drejtor


2001-2002   Ministria e mbrojtjes, këshilltar në sektorin për planifikim të mbrojtjes dhe bashkëpunim ndërkombëtar


1992-2001   Armata e Republikës së Maqedonisë, zëvendës komandant në bataljonin MKA(Mbrojtja kundër ajrore)


1986-1992   Armata popullore nacionale, udhëheqës togu/MKA