Për ne

Me përcaktimin e shprehur për integrim në strukturat euroatlantike, Republika e Maqedonisë filloi ti ndërmerr hapat e domosdoshëm për afrim drejtë NATO-s dhe BE-së, që nënkupton edhe këmbimin e informatave të klasifikuara. Pasi nënshkruhet Marrëveshja e sigurisë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s në vitin 1996, në kuadër të Ministrisë së mbrojtjes është formuar Shërbimi për siguri reciproke për mbrojtje të informatave që këmbehen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s.

Për distribuim të sigurt të informatave të klasifikuara deri te përdoruesit e fundit, në Shërbimin është formuar Registri qendror, ndërsa në Ministrinë për punë te brendshme dhe në Ministrinë e punëve të jashtme, janë formuar nënregistra.

Në mars në vitin 2002 me Vendim të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë (‘’Gazeta zyrtare e R.M”, nr.21/02) është formuar Autoriteti nacional i sigurisë të Republikës së Maqedonisë në kontekst të NATO-s (ANS) si shërbim profesional i Qeverisë. NATO e përshëndeti përparimin e shërbimit me vërejtje se ai edhe më tutje duhet të zhvillohet me qëllim që me sukses t’i kryej detyrat e veta dhe të jetë financiarisht e pavarur.

Në këtë drejtim, Republika e Maqedonisë ndërmorri aktivitete për ndryshime në sektorin e sigurisë që kanë të bëjnë me informata të klasifikuara, kur edhe filluan aktivitete për përpunimin dhe sjelljen e Ligjit për informata të klasifikuara.

Ligji për informata të klasifikuara (‘’Gazeta zyrtare e R.M”, nr.9/04) hyri në fuqi me 05 mars në vitin 2004 dhe me ate ANS - ja e dikurshme kaloi në, Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara si organ vetëqeverisës i drejtorisë shtetrore në cilësin e personit juridik. Në pajtim me Ligjin, në nëntor viti 2004 u sjellën Rregullorja për siguri administrative të informatave të klasifikuara, Regullorja për siguri fizike të informatave të klasifikuara si dhe Rregullorja për personat, përdorues të informatave të klasifikuara, ndërsa në mars viti 2005 u sјellën Regullorja për siguri industriale të informatave të klasifikuara dhe Regullorja për siguri informatike të informative të klasifikuara.

Në shtator viti 2007 u miratua Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për informata të klasifikuara(‘’Gazeta zyrtare e R.M”, nr.113/07) me të cilin u vendos kontroll e plot jo vetëm ndaj informatave të klasifikuara të huaja por edhe ndaj atyre nacionale, gjegjësisht u vendos mbikqyrje inspektoriale mbi të gjithë organet shtetrore dhe personave të tjerë fizik dhe juridik për zbatimin e mirëfillt të Ligjit për informata të klasifikuara.

Janë sjell edhe akte tjera juridike të lidhura me mbrojtjen e informatave të klasifikuara në pajtim me standardet e sigurisë të NATO-s dhe BE-së.