Конференции

Konferenca e 13-të e autoriteteve të sigurisë kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore (SEENSA)

Ohër, 28 gusht 2023

 

Picture
Më 28 gusht 2023, në Ohër u mbajt konferenca e 13-të e autoriteteve të sigurisë kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore (SEENSA) e cila ishte e organizuar në kuadër të presidencës së autoriteteve të sigurisë kombëtare të Malit të Zi me SEENSA me mbështetjen e Këshillit rajonal për bashkëpunim (RSS). Konferenca, në të cilën Drejtoria për siguri të Informatave të klasifikuara luajti rolin pritës, u mbajt në margjinat e një forumi të sigurisë të organizuar nga Asociacioni-Alumni i Qendrës ,,Xhorxh Marshall” nga Republika e Maqedonisë së Veriut e cila u mbajt në Ohër nga data 26-28 gusht 2023.
Përveç përfaqësuesve të autoriteteve të sigurisë kombëtare të bashkë-presidentëve, Malit të Zi dhe RSS, dhe mikpritësi, Republika e Maqedonisë së Veriut, në konferencën morën pjesë edhe delegacione nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia dhe Serbia.
Diskutimi i konferencës ishte i fokusuar në aktivitetet aktuale të autoriteteve nacionale të sigurisë të vendeve pjesëmarrëse dhe në format e bashkëpunimit të tyre të mëtutjeshme në drejtim të mirëmbajtjes dhe forcimit të mëtutjeshëm të SEENSA iniciativës si platformë unike dhe mjet praktik për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes të informatave të klasifikuara.

Konferenca e dymbëdhjetë e autoriteteve nacionale të sigurisë (SEENSA)

Shkup, 27 shtator viti 2022

 

Picture

Më 27 shtator 2022, u mbajt Konferenca e 12-të e Autoritetit të sigurisë kombëtare të vendeve të Europës Juglindore (SEESA), e organizuar në korniza të kryesimit të Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara (Autoriteti i Sigurisë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë Veriore) me SEENSA me mbështetjen e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RSS). Përveç përfaqësuesve nga Drejtoria dhe RSS, në konferencë morën pjesë delegacione nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, si dhe një përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.

 

Konferenca u fokusua në aktivitetet aktuale, sfidat dhe planet për të forcuar më tej mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në nivel kombëtar dhe rajonal. Prezantimet për sigurinë kibernetike dhe integrimin në BE u mbajtën nga ekspertë të njohur të fushave përkatëse, të cilat e pasuruan më tej të gjithë programin e konferencës. E ardhmja e SEENSA dhe format e bashkëpunimit të mëtejshëm të vendeve ekzistuese ishin temat kryesore të diskutimit. Në këtë drejtim, u ra dakord njëzëri se SEENSA do të vazhdojë të zhvillohet më tej si një mjet praktik i dëshmuar gjithëpërfshirës për bashkëpunim.

Punëtori rajonale online

Shkup, 28 prill 2022

Drejtoria për sigurimi të informatave të klasifikuara në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Këshillit rajonal për bashkëpinim, më 28. 04.2009. Më 04.2022 organizoi një punëtori rajonale online me titull: "Punëtori reflektuese mbi pikat e kryqëzimit midis ndërgjegjësimit të sigurisë dhe aspekteve të sigurisë të informatave të klasifikuara. Ekspertë të shquar nga Komisioni evropian dhe Shërbimi evropian për veprim të jashtëm i Unionit evropian si dhe nga Zyra e Sigurisë së NATO-s trajtuan konceptin e ndërgjegjësimit për sigurinë në kontekstin e mbrojtjes të informatave të klasifikuara dhe paraqitën mekanizma për të rritur ndërgjegjësimin e sigurisë të pershtatshëm në BE dhe NATO . Prezentime paraqiten edhe përfaqësuesit nga Drejtoria dhe autoritetet e sigurisë kombëtare nga rajoni i Evropës Juglindore dhe u shkëmbyen përvoja midis pjesëmarrësve në rajon për këtë segment të rëndësishëm të sigurisë të informatave të klasifikuara.


Syndicate content