Certifikatat e sigurisë

Në bazë të Ligjit për informata të klasifikuara (*) (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/19) është miratuar një Rregullore e re për formën dhe përmbajtjen e pyetësorit të sigurisë dhe certifikatave të sigurisë (“ Gazeta Zyrtare e Maqedonisë së Veriut”) “nr. 123/20).

Rregullorja miraton formën dhe përmbajtjen e pyetësorit të ri të sigurisë, i cili, duke filluar nga data 20.05.2020, është i vetmi pyetësor sigurie që duhet të plotësojnë aplikantët e certifikatës së sigurisë.


Gjithashtu, në pajtim me nenin 69 paragrafi 2 paragrafi 10 të Ligjit për informata të klasifikuara (*) Drejtoria ka prezantuar sistemin elektronik të trajnimit për Ligjin për informata të klasifukuara (*). Në bazë të nenit 41 paragrafi 2 të Ligjit për informata të klasifikuara (*), kryerja e trajnimit të përmendur është kusht për marrjen e certifikatës së sigurisë. Pas përfundimit të trajnimit dhe testimit, sistemi mundëson lëshimin e certifikatës për trajnimin e përfunduar. Në sistemin elektronik të trajnimit mund të hyni nga faqja kryesore e Drejtorisë ose në linkun në vijim: https://lms.nsa.gov.mk.


Kërkesat për lëshimin certifikatës së sigurisë pranë Drejtorisë dorëzohen individualisht për çdo aplikant veçmas së bashku me një pyetësor të ri të sigurisë të plotësuar, certifikatën për kryerjen e trajnimit për manipulim me informata të klasifikuara dhe një kopje të një dokumenti identifikimi (kartë identiteti ose dokument udhëtimi) , si dhe certifikatë që vërteton se kandidatit nuk i’u është marr e drejta për punë, nga Registri qendror ‘’Ndalim për kryerje të profesionit, veprimtarisë dhe detyrës’’, jo më e vjetër se 6 muaj.
Kërkesa për lëshimin e certifikatës së sigurisë shënohet me shenjën “PER PËRDORIM TË KUFIZUAR”.


Gjatë plotësimit të pyetësorit të sigurisë, është e nevojshme t'i përgjigjeni të gjitha pyetjeve dhe të nënshkruani deklaratën e dhënë në fund të pyetësorit. Nëse për disa pyetje nuk jepet përgjigje, thuhet: / JO, nuk kam, nuk zbatohet etj. Kur u përgjigjet pyetjeve, personi që plotëson pyetësorin duhet të ketë parasysh që përgjigjet verifikohen dhe merren parasysh së bashku me informatën e marrë gjatë kontrollit të sigurisë.

Kur u përgjigjet pyetjeve, personi që plotëson pyetësorin duhet të ketë parasysh që përgjigjet verifikohen dhe merren parasysh së bashku me informacionin e marrë gjatë kontrollit të sigurisë. Në rastet kur kërkohet lëshimi i një certifikate sigurie të NATO-s, është e nevojshme të plotësohet dhe dorëzohet versioni anglisht i pyetësorit të sigurisë.

Kërkesë për lëshimin e Certifikatës së sigurisë


Pyetësori i sigurisë (Plotësohet në mënyrë elektronike)


Pyetësori i sigurisë në anglisht (Plotësohet në mënyrë elektronike)


Deklaratë përmbledhëse