Останато
Udhëzime për plotësimin e pyetësorit të sigurisë
Shkup, 20 prill viti 2021
Pyetësori i sigurisë, i rregulluar me, Rregulloren për formën dhe pëmbajtjen e formularëve të pyetësorit të sigurisë dhe sertifikatëve të sigurisë, (‘’Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ‘’ nr.123/20) është formular i cili plotësohet nga ana e personit kandidat të cilit i duhet të posedoj certifikat sigurie (nacional, NATO ose BE) varësisht nga shkalla e informatave të klasifikuara (SEKRET, TEPËR SEKRET ose SEKRET SHTETËROR) deri tek të cilat informata ky person i duhet të ketë qasje në pajtim me principin ‘’ Nevojitet të dijë’'. Pyetësori i sigurisë plotësohet në mënyrë elektronike, personalisht nga ana e kandidatit, në gjuhën maqedone, me alfabetin cirilik. Mënyra e plotësimit të pyetësorit të sigurisë Në vazhdim mund t’i gjeni pyetësorët e sigurisë: Pyetësor i sigurisë (plotësohet në mënyrë elektronike) Pyetësor i sigurisë në gjuhën angleze (plotësohet në mënyrë elektronike) Për plotësim të përshtatshëm të pyetësorit ju propozojmë të përdorni:
Mënyra elektronike për mësim e Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara
Shkup, 22 qershor viti 2020
Në përputhje me nenin 69 paragrafi (10) nga Ligji për informata të klasifikuara (*) (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 275/19), Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara, është përgjegjëse për organizimin dhe kryerjen e trajnimeve të sigurisë së informatave të klasifikuara. Pas përvojave të autoriteteve të sigurisë kombëtare të vendeve të tjera anëtare të NATO-s dhe kurseve moderne në fushën e edukimit dhe zhvillimit të teknologjisë së informacionit, Drejtoria filloi të përdor një sistem elektronik trajnimi për Ligjin për informata të klasifikuara (*). Ju mund të hyni në sistemin e mësimit elektronik të Drejtorisë për siguri të të informatave të klasifikuara nëpërmjet lidhjes së mëposhtme: Mënyra elektronike për mësim e Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara (MeM)
Nëntëmbëdhjet vjetori i Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara
Shkup, 06 mars viti 2023
Drejtoria, e renditur si institucion me nivel të lart të transparencës
Raporti për transparencë i Agjencisë për mbrojtje të së drejtës për qasjes të lirë në informata me karakter publik për viti 2022
Sipas raportit të Agjencisë për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik për vitin 2022 për transparencën në institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara është renditur si institucion me nivel të lart të transparencës. Vlerësimi i lart me 43 pika ( 6 pika më shumë nga viti 2021) në shkallën e transparencës, është rezultat i përkushtimit dhe transparencës së Drejtorisë që mundëson qasje të lirë deri te informatat me karakter publik të cilat i ka krijuar ose me të cilat manipulon. Ky rezultat i lart paraqet nxitje plotësues që Drejtoria të vazhdoj me zmadhimin e transparencës dhe të qenarit e hapur ndaj publikut.
Tetëmbëdhjetë vjetori i Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara
Shkup, 05 mars 2022
Më 05.03.2022, një ngjarje e përshtatshme shënoi 18 vjetorin e krijimit të Drejtorisë për sigurimi të informatave të klasifikuara. Rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar u përmblodhën dhe u njoftuan si dhe u paralajmëruan aktivitetet e ardhshme që kanë për qëllim forcimin e pozitës së Drejtorisë brenda sektorit të sigurisë së vendit. Me rastin e përvjetorit të Drejtorisë, një punonjës me një shërbim të vazhdueshëm më të gjatë në Drejtori në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë në ndërtimin e kapaciteteve dhe arritjen e rezultateve të punës së Drejtorisë, i’u dha një pllakë e përshtatshme
Takim me shefin e Zyrës për lidhje të NATO-s
Shkup, 11 shkurt 2019
Në ftesë te drejtorit të Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara , z.Stojan Sllaveski, 11.02.2019, në Drejtorinë u realizua takim me shefin e Zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup, kolonel, Zoran Jankoviq. |