Drejtorid-r Stojan SllaveskiDrejtorI lindur më 22 korrik 1963 në Qytetin e Velesit, Republika e Maqedonisë së Veriut. Pas mbarimit të shkollimit të mesëm ushtarak dhe Akademisë ushtarake në Republikën e Serbisë, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kroaci d-r.Stojan Sllaveski e fillon karierën e tij si epror ushtarak në Armatën popullore jugosllave. Pasi Republika e Maqedonisë të shpall pavarësi, ai bëhet pjesëtar i Armatës së Republikës së Maqedonisë. Aty shërben deri në vitin 2008 kur me gradën ushtarake, nënkolonel, largohet nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe bëhet profesor univerzitar. Gjatë zhvillimit të tij profesional d-r.Sllaveski ka vizituar kurse dhe programe të shumta ndërkombëtare ndërsa si profesor dhe ligjërues rregullisht është i ftuar të ligjëroj në institucionet shkollore të vendit dhe në shkollat verore si dhe në kampet për trajnim jashtë vendit. Në mënyrë aktive merr pjesë në projekte hulumtuese të lidhur me politikën nacionale, me reformat në sektorin e sigurisë, në sigurinë regjionale si dhe me çështje që kanë të bëjnë me organizatat ndërkombëtare si dhe në paraqitjen e normave të reja në marëdhëniet ndërkombëtare me theks në vendet e Evropës juglindore. Aktiv është në punën e sektorit joqeveritar dhe është njëri ndër themeluesit e Asociacionit maqedonas allumni i studentëve të cilët kanë vizituar trajnim në Qendrën evropiane për studime të sigurisë D-r Sllaveski ka të botuara disa libra dhe punime të shumta në gazeta profesionale dhe libra. Punimet e tij janë të shpallura në gjuhën maqedone, në gjuhën sërbe, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. E flet gjuhën angleze, është i martuar dhe ka një vajzë. Zhvillimi profesional: shkurt 2018 Drejtor i Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara gusht 2017 Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuar, ushtrues detyre, drejtor 2008-2017 Univerzitetin evropian, dekan/profesor në Fakultetin për detektiv dhe kriminalistikë 2006-2008 Akademi ushtarake, profesor/zëvendës udhëheqës në Departamentin për hulumtim strategjik 2002-2006 Autoriteti nacional i sigurisë të Republikës së Maqedonisë në kontekst të NATO-s / Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara, drejtor 2001-2002 Ministria e mbrojtjes, këshilltar në sektorin për planifikim të mbrojtjes dhe bashkëpunim ndërkombëtar 1992-2001 Armata e Republikës së Maqedonisë, zëvendës komandant në bataljonin MKA(Mbrojtja kundër ajrore) 1986-1992 Armata popullore nacionale, udhëheqës togu/MKA |